Aktualitet

Ndërrojnë jetë nga Covid tre persona nga Elbasani, dy pacientë në gjendje të rëndë, mes tyre oksigjenuesi i spitalit

24 Shkurt 2021, 08:05 Nga DOSJA
Ndërrojnë jetë nga Covid tre persona nga Elbasani, dy

TIRANË– Tre pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid ditën e sotme. Tre personat me origjinë nga Elbasani, të gjinisë mashkullore ishin të moshave 35-45 vjeç. Ndërkohë bëhet e ditur se dy pacientë që janë të shtruar në spital në Tiranë janë në gjendje të rëndë për jetën.

Mes tyre është dhe oksigjenisti i spitalit të Elbasanit, vetëm 38 vjeç është shtruar në spital, për shkak të nivelit shumë të ulët të oksigjenimit.

Mësohet se ai është trajtuar për disa ditë me radhë në banesë, dhe më pas është dërguar në gjendje të rënduar drejt Tiranës, ndërkohë që situata është duke precipituar në të gjitha qytetet e vendit.

Ndërkohë viktima të tjera nga Covid ka pasur ditët e fundit. Rasti më i fundit ishte 17-vjeçari i cili kishte mbërritur në spital me mushkëri 100% të prekura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderrojne jete tre persona nga covid viktimat nga covid ne shqiperi nderrojne jete tre persona nga covid viktimat nga covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 21:01

TIRANË– Fiks Fare ka denoncuar me zë dhe figurë veprimet e një punonjësi të Konsullatës Shqiptare në Selanik, i cili rreh dhe ofendon qytetarët.“Do t...