Bota

Po përdoret në Gjyq kudër Jakup Krasniqit/ Publikohet postimi i plotë i tij për Shkëlzen Gashin

23 Shkurt 2021, 18:32 Nga DOSJA
Po përdoret në Gjyq kudër Jakup Krasniqit/ Publikohet postimi i

KOSOVË-Jakup Krasniqi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Prokuroria Speciale në Hagë. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, në parashtresat e dorëzuara nga kryeprokurori i Speciales, Jack Smith është dërguar dhe një urdhër arresti, për një postim që ish-kryeparlamentari i Kosovës e kishte publikuar në Facebook në prill të vitit të kaluar.

Krasniqi, kishte reaguar ashpër atëherë ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, që atëherë si këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kishte thënë në Frontal të T7 se pjesëtarë të UÇK-së kanë vrarë shumë serbë civilë gjatë luftës.

Në postim, Krasniqi e ftonte Lëvizjen Vetëvendosje të distancohet shpejt nga Gashi, në të kundërtën, ai do të arrinte në përfundim se deklaratat e tij janë edhe politikë e LVV-së.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe avokatia e tij Venkatesëari Alagendra, e cila ka thënë se mbështetja në këtë postimi për ta justifikuar ndalimin e tij është e paarsyeshme.

Postimi i plotë: 

Unë pres që organet drejtuese të LVV-së, kuptohet nëse Ato janë funksionale, të distancohen seriozisht nga “patriotizmi i Dick Martit”!Nëse ato nuk distancohet, atëherë ato janë politika të VV-së. ME PAK FJALË Disa shqipfolës kur i dëgjon e i sheh se si e çka flasin, nuk ka si mos të të vije keq për cektësinë e mendimit që shfaqin në publik, ndoshta nuk është edhe faji i tyre, flasin aq sa edhe dinë. Disa njerëz, kur flasin e shkruajnë për shekujt e robërisë apo për pak vitet e Lirisë, tërë mllefin e tyre e shfryjnë ndaj kontribuuesve të Lirisë e të Lavdisë, kuptohet në krahasim me shekujt e shumët të robërisë! Edhe sot në medie tona, pretenduesit e majave shtetërore apo ata që janë ngritur në majat shtetërore e bëjnë të njëjtën gjë, sikur vërtet nuk kanë probleme të tjera për rreth tyre, por problemet i kërkojnë dhe i shohin vetëm e vetëm brenda përbrenda kombit e shtetit apo shteteve që i krijuan të virtytshmit e kombit. Mbase edhe nuk kanë faj pasi lloji i njerëzve që kurrë atdheut e kombit nuk ia bënë ndonjë argat për të qenë, kaq shohin e kaq dinë, mbase edhe kaq bëjnë! Të paditurve edhe nuk duhet tua zëmë për të madhe! Kur heshtin të urtët e virtytshëm, axhamive u falet hapësira e veprimit! Është në natyrën e njeriut të flet atë që dinë! Ndërsa, koha i kërkon ata që dinë dhe kanë integritet në qëndrime e vendimet që koha i kërkon të merren. A koha e jonë i kërkon njerëzit e virtytshëm e me integritet të lartë! E gjithë historia e jonë e lavdishme na tregon se: Integritetin njerëzit e virtytshëm e tregojnë në kohë të vështira! Si përfundim: Në vitin 2010, Raportin e Dick Martin e kam quajtur -Raport racist. Çdo shqiptar që D. Martin e quan PATRIOT, qoftë në shërbim të Kryeministrit apo kudo tjetër, është kolaboracionist e në shërbim të politikave gjenocidiste të Millosheviqit! Unë pres që organet drejtuese të LVV-së, kuptohet nëse Ato janë funksionale, të distancohen seriozisht nga “patriotizmi i Dick Martit”!Nëse ato nuk distancohet, atëherë ato janë politika të VV-së,”-shkruhet në postim. 

Më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua në paraburgimi. Po ashtu bashkë me të në Hagë, ndodhet dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jakup krasniqi kosova ne hage shkëlzen gashit jakup krasniqi kosova ne hage shkëlzen gashit

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 17:42

PE-ja voton raportin për Kosovën

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von C...