Bota

Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria po mbështetet në postimin e tij për Shkëlzen Gashin është e papranueshme

23 Shkurt 2021, 17:32 Nga DOSJA
Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria po mbështetet në postimin e tij

KOSOVË-Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditën e sotme kanë parashtruar ankesat e tyre në Gjykatën e Apelit brenda Gjykatës Speciale, ku janë ankuar ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou, që urdhëroi vazhdimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Sipas Gazeta Express, Venkatesëari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi ka parashtruar në Apel nëntë faqe material. Në një pjesë të materiale, përmendet edhe një postim i Krasniqit në Facebook, ku ai kishte bwrw njw reagim ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të Albin Kurtit. Në atë postim, Krasniqi e quante Gashin “kolaboracionist”, pasi ky i fundit kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së kishin kryer krime gjatë dhe pas luftë.

Ndërkohë, sipas avokates, kjo deklaratë e Krasniqit nuk duhej të përdorej nga Prokuroria. Sipas saj aty nuk është bërë thirrje për luftë dhe mbështetja në këtë postimi për ta justifikuar ndalimin ka qenë e paarsyeshme.

“ZPS kërkon të mbështesë vendimin e kundërshtuar duke parashtruar se “Sjellja e fundit e të akuzuarit duhet të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si një përpjekje për të nxitur ose nxisin krime kundër personave të tillë dhe / ose një kërcënim që tregon qëllimin e tij për të kryer krimet e së ardhmes ”. ‘Sjellja e fundit’ është një postim në Facebook, i cili i bëri thirrje një partie politike që “të distancohet seriozisht nga patriotizmi i Dick MARTYT”. Edhe nëse dikush nuk pajtohet me zgjedhjen e gjuhës dhe mendimeve të Z. Krasniqi, fjalët e tij nuk mund të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si nxitje e krimeve ose si kërcënim për të kryer krime në të ardhmen. Ai nuk ka bërë dhe nuk bën thirrje për ndonjë veprim të dhunshëm ose kriminal”, thuhet në parashtresën e dorëzuar nga Alagendra.

Gjithashtu, avokatja ka kundërshtuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, në pjesën e arsyetimit të tij se Jakup Krasniqi ka një rrjet të madh mbështetësish që mund të jenë të aftë të kryejnë krime dhe të pengojnë punën e Gjykatës Speciale.

Sipas avokates ky vendim nuk është i arsyeshëm. Ajo thotë se Gjykata dhe Prokuroria gabimisht pretendojnë se Jakup Krasniqi ka qasje në rrjet përkrahësish, përfshirë policinë, pasi prej vitesh Krasniqi nuk ka qenë as aktiv në politikë.

“Asnjë provë nuk citohet si mbështetje. Asnjë shpjegim nuk ofrohet për lidhjen e një njeriu që ka dalë në pension për pesë vjet me të njëjtin rrjet mbështetës si figurat e larta politike aktuale. ZPS madje pohon se ka “prova të shumta për një rrjet të tillë mbështetës”, për ironi të fatit, pa iu referuar një prove të vetme të lidhur me Z. Krasniqi”, thuhet në parashtresë.

Më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua në paraburgimi. Po ashtu bashkë me të në Hagë, ndodhet dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jakup krasniqi kosova ne hage venkatesëari alagendra jakup krasniqi kosova ne hage venkatesëari alagendra

Sondazh

Poll