Bota

Merkel e pranon: Jemi në valën e tretë të pandemisë, duhet ‘hapje’ me kujdes!

23 Shkurt 2021, 17:54 Nga DOSJA
Merkel e pranon: Jemi në valën e tretë të pandemisë,

BERLIN– Kancelarja Angela Merkel ka pranuar se Gjermania po kalon valën e tretë të pandemisë së koronavirusit. Burime për Dailymail, bëjnë me dije se Merkel ka paralajmëruar se çdo lehtësim masash shtrënguese duhet të bëhet gradualisht për të mos rrezikuar një kolaps të sistemit shëndetësor.

“Tani kemi hyrë zyrtarisht në valën e tretë,” u tha Merkel deputetëve në partinë e saj konservatore. Mbyllja e të gjitha bizneseve jo-thelbësore dhe kontrollet kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku ka pasur shpërthime infektimesh nga variantet e koronavirusit, kanë ndihmuar Gjermaninë të ulë numrin e të infektuarve. Ndërkohë që probleme janë shfaqur edhe me sigurimin e vaksinës. 

Tani nuk ka gjasa që Gjermania do të vaksinojë të gjithë popullsinë e saj të rritur deri në fund të vitit, ndërsa Britania e Madhe është zotuar që të ofrojë një dozë për secilin deri më 31 qershor.

Aktualisht Gjermania renditet e 10-a në rang botëror, duke shënuar 10.2,402,485 raste të infektuara dhe 68,990 viktima nga pandemia e koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani koronavirusi ne gjermani angela merkel gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 17:42

PE-ja voton raportin për Kosovën

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von C...