Bota

Nasim Haradinaj kërkon që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme paragjyqësore

23 Shkurt 2021, 17:56 Nga DOSJA
Nasim Haradinaj kërkon që të mos marrë pjesë në

HAGË-Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, kanë kërkuar që të mundësohet që në seancën e tij të radhës ditën e nesërme ai mos të marrë pjesë.

Sipas Gazeta Express, në parashtresën e avokatëve të Haradinajt, kërkohet që nesër në seancë të paraqitet vetëm avokati dhe ai në distancë.

Me urdhër të datës 17 Shkurt 2021, Gjyqtari i Procedurës paraprake caktoi datën për një Konferencë Statusore dhe për paraqitjet. Kjo Konferencë e Statusit është e caktuar për 24 Shkurt 2021 në 11:00. Në emër të Z. Haradinaj, bëhet një kërkesë që ajo seancë të shqyrtohet në mungesë të të pandehurit dhe që avokati të marrë pjesë në distancë”, thuhet në parashtresë.

Po ashtu, avokatët e tij ngjitur me parashtesën kanë shtuar dhe një shkrim, konfirmimi nga Haradiaj. Sipas tyre, Haradinajt, paraprakisht ka marrë këshilla të përshtatshme nga avokatët dhe se kjo çështje është diskutuar në një takim, ku në fund është vendosur për mosmarrjen pjesë në gjykim.

Më 26 shtator të vitit të kaluar, u arrestuan dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Të dy akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage nasim haradinajt kosova ne hage nasim haradinajt

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 17:42

PE-ja voton raportin për Kosovën

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von C...