Bota

Aleksandër Vuçiç flet për marrëdhënien me Kosovën: Na pret presion i madh për ta njohur vendin

23 Shkurt 2021, 17:40 Nga DOSJA
Aleksandër Vuçiç flet për marrëdhënien me

SERBI-Presidenti Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Gazeta Express, Vuçiç ka thënë se vendi po përballet më një po përballemi me një periudhë të vështirë në lidhje me negociatat me Kosovën. Ai ka shtuar se ka presion të shtuar nga SHBA-ja dhe vendet evropiane për njohjen e Kosovës.

“Pritet presioni i SHBA-së dhe vendeve evropiane për ta njohur Kosovën. Padyshim, një periudhë e vështirë është para nesh. Të gjitha presionet për përpjekjen për t’i dhënë fund kompetencave të autoriteteve në Republikën Srpska duhet të monitorohen,”-ka thënë ai.

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi kosove-serbi

Sondazh

Poll