Aktualitet

Përplasi 72-vjeçaren dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes, kapet drejtuesi i motoçikletës në Durrës

23 Shkurt 2021, 17:20 Nga DOSJA
Përplasi 72-vjeçaren dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes, kapet

DURRËS– Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës ku një 21-vjeçar, i cili po drejtonte motoçikletën ka goditur një të moshuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

72-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen e të riut.

21-vjeçari është shoqëruar në në ambientet e policisë për të kryer veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.02.2021, në orën 13:45, në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë  të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet  vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës arrestohet 21 vjecari aksident në durrës arrestohet 21 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 16:51

GREQI-Georgia Kaltsouni, një studente 21-vjeçare, është vajza që u sulmua me thikë nga shqiptari Jetmir Kurtsmajlaj në Torino. Ndërkohë, sipas Protothema...