Aktualitet

“Rrezikohet prishja e 27 ton mishi pule”/ Probleme në portin e Durrësit”, flet agjenti doganës: S’kemi kushte

23 Shkurt 2021, 16:54 Nga DOSJA
“Rrezikohet prishja e 27 ton mishi pule”/ Probleme në portin e

DURRËS– Një sasi e madhe mishi pule rrezikon ‘të prishet’ në portin e Durrësit, ku edhe është bllokuar për t’u kontrolluar por në kushte të papërshtatshme. Bëhet fjalë për një sasi prej 27 ton mish pule, i cili ka ardhur nga Argjentina për llogari të subjektit Zico në Tiranë.

Sipas përfaqësuesit të firmës, autoritetet në doganë nuk kanë pranuar që kontrolli të kryhet në ambientet e firmës në Vaqarr. Ndërsa agjenti doganor Julian Merhori shprehet se do të kontrollohet i gjithë kontejneri me 2600 pako me mish, proces që mund të zgjasë më shumë se 4 orë. 

Dogana nuk ka kushte frigoriferike për ruajtjen e produkteve të tilla dhe bllokimi i mallit në kufi mund të ndikojë në cilësinë e mishit, që duhet të qëndrojë në temperatura minus 20 gradë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e durresit mishi i bllokuar ne dogane dogana e durresit mishi i bllokuar ne dogane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 16:51

GREQI-Georgia Kaltsouni, një studente 21-vjeçare, është vajza që u sulmua me thikë nga shqiptari Jetmir Kurtsmajlaj në Torino. Ndërkohë, sipas Protothema...