Aktualitet

Dispanseria në Tiranë kthehet në vatër të COVID-19, qytetarët të shqetësuar: Presim me orë, funksionon vetëm një graf

23 Shkurt 2021, 16:18 Nga DOSJA
Dispanseria në Tiranë kthehet në vatër të COVID-19,

TIRANË– Dispanseria e sëmundjeve të mushkërive në Tiranë është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni nga COVID-19 për shkak të radhëve të gjata. Qytetarët detyrohen të presin me orë për të kryer një grafi ose skopi, e kjo prej ditësh ka krijuar grumbullime brenda dhe jashtë kësaj qendre shëndetësore.

Po është shumë shqetësuese, se është vetëm një mjek duhet të jenë dy ose tre që të mbarohen njerëzit që janë, unë mezi po qëndroj këtu,” – tha një qytetare.

Prej orësh qytetarë me COVID-19, të dyshuar apo edhe që e kanë kaluar këtë virus detyrohen të presin në radhë në dispanserinë e sëmundjeve të mushkërive në Tiranë, për të kryer një grafi apo skopi.

Radhët e gjata dhe mos ruajtja e distancës fizike kanë krijuar një situatë shqetësuese, sidomos brenda korridoreve të kësaj qendre.

Sipas qytetarëve, në dispanseri po funksionon vetëm një grafi.

Jam i 130-ti, nga një vend ka vetëm. Me një vend nga 130 i bie nga ora gjashtë,” – ankohet një i moshuar.

Dje kishte shumë, ika dje sot erdha prapë, kam numrin 60-të, po tani kur të vijë radha,” – thotë një zonjë.

I 102-ti, sa ka të tjerë brenda… një grafi në gjithë këtë spital. Unë e kam kaluar por më ka lënë me pasoja,” – shprehet një tjetër.

Euronews Albania u mundua të kontaktojë me drejtoren e Dispancerisë së sëmundjeve të mushkërive, por drejtorja Entela Nako deri në momentin e transmetimit të kësaj problematike nuk ka kthyer asnjë përgjigje se përse lejohen të tilla grumbullime në një kohë kur infektimet në vend janë në rritje.

Marrë nga Euronews.al

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dispanseria e sëmundjeve të mushkërive në tiranë radhe te dispanseria  dispanseria e sëmundjeve të mushkërive në tiranë radhe te dispanseria 

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 14:35

TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në  një intervistë për ...