Vrasja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir, Daniel Pepaj është ekzekutori! Iku nga vendi i kri
23 Shkurt 2021, 16:31Nga DOSJA
MALËSI E MADHE- Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe të Shkodrës, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një fajtor: Danjel Pepajn.
Për hetuesit, vrasja e dyfshitë e të rinjve është kryer nga i riu, i cili prej tetorit është shpallur në kërkim ndërkombëtar por që ende vijon të jetë në arrati. Prokuroria ka dalë në përfundimin se vrasja e të rinjve nga i afërmi i tyre ka ndodhur për shkak të konflikteve të drogës duke ngritur akuzat; “Vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kultivim të lëndëve narkotike” për Danjel Pepaj. Ndryshe nga i biri, babai i tij Rrok Pepaj akuzohet vetëm për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe vijon të jetë në burg.
Nga dosja e Prokurorisë është bërë me dije Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar pas shpinë në një distancë prej 4-5 metrash. Më pas, autori, ka marrë me vete armën e krimit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se ai ka gjetur strehë në Mal të Zi por ende nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen e tij.
“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambientin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij,”-thuhet në dokument.
Megjithatë, autori duket se ka bërë një punë “të papastër”, pasi ka lënë në vendin e krimit 2 gëzhojat e kallashnikovit që u kanë marrë jetën të rinjve, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave. Ndërsa jo shumë larg trupave të viktimave janë gjetur 2 parcela, njëra vetëm me gropa, gati për t’u mbjellë ndërsa në tjetrën ishin vendosur 29 bimë kanabisi që i kishin kapur lartësinë e 1.5 metrave.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dispanseria e sëmundjeve të mushkërive në Tiranë është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni nga COVID-19 për shkak të radhëve të gjata. Qyt...
MILANO-Policia italiane ditën e sotme, ka arritur të shkatërrojë dy banda të trafikut të drogës.Sipas mediave, hetimet u kryen nga sektori anti-drogë i ekipit t...
TIRANË– Pasi deklaroi dje se do të vaksinonte të ëmën 86-vjeçare jashtë radhë, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj duket se ka siguruar të gjithë njer...
TIRANË– Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për gjyqtarin Alaudin Malaj, duke e përjashtuar nga sistemi i drejtë...
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit rendit gjyqtarin Ardian Dvoranin mes 12 magjistratëve më të spikatur anti-korrupsion në botë. Në raportin e publiku...
Aktualitet23 Shkurt 2021, 14:35
TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në një intervistë për ...
LEZHË– Një banore e lagjes “Gurrë” ka treguar se ka dëgjuar breshërinë e armëve mesditën e sotme. Në një prononcim për ReportTV, banorja tha se është...
GJIROKASTËR– Një 26-vjeçar është arrestuar në Lazarat, pasi u kap me lëndë narkotike dhe fara të dyshuara si kanabis.Në pranga ka rënë F.Gj., 26 vje...