Aktualitet

1 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit Shqipëria do ‘pushtohet’ nga Ushtria! Priten anije, avionë dhe sistem raketash, deta

23 Shkurt 2021, 15:55 Nga DOSJA
1 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit Shqipëria do

TIRANË– Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Shqipëria do të “pushtohet” nga trupa ushtarake. Ashtu siç edhe është paralajmëruar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, më 26 prill 2021 në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake, ku edhe priten të zbartojnë mijëra trupa.

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë me dije se në stërvitjen që do të zhvillohet në vendin tonë do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.

Megjithatë për të lejuar stërvitjen të ndodhë qeveria ka dërguar një projektligj të posaçëm për miratim në Kuvend që duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi para zgjedhjeve parlamentare. 

Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për të përgatirur infrastrukturën logjistike të stërvitjes që do të zgjasë deri më 20 qershor 2021. Bazat që do të përgatiten janë ato të garnizonit “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Në vend pritet që të zbarkojnë gjithsej 3100 efektivë, pa përfshirë trupat shqiptare, ndërsa në total do të marrin pjesë 3.1 mijë trupa ushtarake. Përveç Shqipërisë dhe Amerikës, në stërvitje do të marrin pjesë forcave aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia pret stervitjen ushtarake stervitja ushtarake ne shqiperi yuri kim shqiperia pret stervitjen ushtarake stervitja ushtarake ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2021, 14:35

TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në  një intervistë për ...