Sport

Shkaktoi penallti dhe i mohoi fitoren Barcelonës, mbrojtësi shpërthen në lot kur takon tifozët

23 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
Shkaktoi penallti dhe i mohoi fitoren Barcelonës, mbrojtësi

SPANJË– Në fundjavë Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cadiz. Barazimi erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ku mbrojtësi katalanas, Clement Lenglet shkaktoi penallti.

Një rezultat i tillë ka zhgënjyer francezin i cili u xhirua duke qarë në makinën e tij, kur po largohej nga stadiumi. Ai ka marrë shumë kritika për paraqitjet e tij këtë sezon dhe u gozhdua për penalltinë e shkaktuar të dielën.

 

? pic.twitter.com/xXYv5UoIzp

— FCB World (@FCBW_A7) February 22, 2021

Me këtë barazim, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 47 pikë dhe del thuajse plotësisht jashtë garës për titullin kampion, teksa është me një këmbë jashtë edhe në Ligën e Kampionëve e Kupën e Mbretit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lenglet barcelona lenglet

Sondazh

Poll