Bota

Raporti/ 6,500 punëtorë emigrantë kanë vdekur në Katar në përgatitjet për Kupën e Botës

23 Shkurt 2021, 10:14 Nga DOSJA
Raporti/ 6,500 punëtorë emigrantë kanë vdekur në Katar

KATAR– Më shumë se 6,500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kanë vdekur në Katar që kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 10 vjet më parë, sipas The Guardian.

Të dhënat e mbledhura nga burime qeveritare, nënkuptojnë se mesatarisht 12 punëtorë emigrantë nga këto pesë kombe të Azisë Jugore kanë vdekur çdo javë që nga nata e Dhjetorit 2010 kur rrugët e Doha ishin mbushur me turma që festonin fitoren e Katarit.

Të dhënat nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka zbuluan se kishte 5,927 vdekje të punëtorëve migrantë në periudhën 2011-2020. Veçmas, të dhënat nga ambasada e Pakistanit në Katar raportuan për 824 vdekje të mëtejshme të punëtorëve pakistanezë, midis 2010 dhe 2020.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është dukshëm më i lartë, pasi këto shifra nuk përfshijnë vdekjet nga një numër vendesh që dërgojnë një numër të madh punëtorësh në Katar, përfshirë Filipinet dhe Kenia. Vdekjet e ndodhura në muajt e fundit të vitit 2020 gjithashtu nuk përfshihen.

Në 10 vitet e fundit, Katari ka filluar një program ndërtimi të paparë, kryesisht në përgatitje të turneut të futbollit në 2022. Përveç shtatë stadiumeve të reja, dhjetra projekte të mëdha që janë përfunduar ose janë në proces, duke përfshirë një aeroport të ri, rrugët, sistemet e transportit publik, hotelet dhe një qytet i ri, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kupa e botes katar 2022 kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 09:40

KOSOVË– Europarlamentari austriak, Lukas Mandl, ka njoftuar se në  Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian sot do të votohet Raporti pë...

Bota 23 Shkurt 2021, 09:23

KMDLNj: Të hetohet sulmi ndaj Nikolla Rashiç

KOSOVË- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka dënuar ashpër sulmin ditën e djeshme ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashi&ccedi...