Bota

23 Shkurt 2021, 09:40 Nga DOSJA

KOSOVË– Europarlamentari austriak, Lukas Mandl, ka njoftuar se në  Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian sot do të votohet Raporti për Kosovën, ku sipas tij vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore, shkruan Gazeta Express.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në dixhitalizimin dhe fusha të tjera”,– ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Çështja e liberalizimit të vizave është ndër kërkesat e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës karshi Bashkimit Evropian. Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve të vendosura nga BE-ja për të fituar liberalizimin e vizave.

Ndërkohë çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur pezull për shkak të zgjedhjeve që së fundmi janë mbajtur në Kosovë. Deri në formimin e institucioneve pritet që të mos ketë një takim të radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Today, we vote in @EP_ForeignAff on the @Europarl_EN #Kosovo report , which I have negotiated on behalf of the @EPPGroup. We’ve included strong messages on visa liberalisation, recognition, the Kosovo-Serbia dialogue & perspectives for the youth in digitalization & other fields.

— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 23, 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi komiteti europian dialogu kosove-serbi komiteti europian

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2021, 09:23

KMDLNj: Të hetohet sulmi ndaj Nikolla Rashiç

KOSOVË- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka dënuar ashpër sulmin ditën e djeshme ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashi&ccedi...