Bota

Dhunimi i djalit të politikanit serb në Kosovë, ndalohen 8 persona, Serbia mohon akuzat, KMDLNj: Të hetohet sulmi

23 Shkurt 2021, 08:44 Nga DOSJA
Dhunimi i djalit të politikanit serb në Kosovë, ndalohen 8

KOSOVË- Djali ish-ministrit serb, Nenad Rashiç, është dhunuar ditën e djeshme në Llapnasellë të Graçanicës. Nikolla Rashiç, është sulmuar nga rreth 30 persona, të cilët thuhet se e kanë qëlluar me mjete të forta. Politikani Nenad Rashiç, ka treguar se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç.

Në lidhje me këtë incident policia ka thënë se momentalisht janë arrestuar 7 persona, të cilët janë dërguar në paraburgim. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut gjhithashtu ka dënuar sulmin ndaj Nikolla-së, por deklaroi se duhet të pritet përgjigja e hetuesve për t’i vënë gishtin fajtorit.  Drejtori për Zyrën e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviç i ka mohuar të gjithë akuzat në lidhje se Serbia ka dorë në këtë çështje. Ai i ka quajtur pretendimet si të pabazuara dhe të pavërteta. 

Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott, dhe ai italian Nicola Orlando.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç dhunohet nikolla rashiç

Sondazh

Poll