Bota

Sulmi ndaj Nikolla Rashiç, policia: Janë arrestuar 7 persona

23 Shkurt 2021, 08:49 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Nikolla Rashiç, policia: Janë arrestuar 7 persona

KOSOVË- 7 persona janë ndaluar deri tani në Kosovë dhunimin e djalit të politikanit serb Nenad Rashiç, Nikolla. Policia shkruan se sherri ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së djeshme ku Nikolla ka pësuar disa lëndime trupore.

“Shkolla “Miladin Mitic”, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç nenad rashiç dhunohet nikolla rashiç nenad rashiç

Sondazh

Poll