Bota

“Sulm ndaj demokracisë”/ Ambasadori italian në Kosovë dënon dhunimin e djalit të politikanit serb: Dhuna duhet

23 Shkurt 2021, 09:09 Nga DOSJA
“Sulm ndaj demokracisë”/ Ambasadori italian në Kosovë

KOSOVË- Ambasadori italian, Nicola Orlando ka dënuar dhunimin e djalit të politikanit serb në Kosovë Nenad Rashiç, Nikolla. Në një postim në Twitter, Orlando shkruan dhuna është një sulm drejt demokracisë dhe se duhet të dënohet nga institucionet përkatëse.

“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Orlando.

I join the unreserved condemnation of the politically motivated aggression against the son of the Leader of the Progressive Democratic Party, Nenad Rashic, an attack on democracy itself. Violence must be firmly rejected by all & punished by the appropriate institutions.

?????? pic.twitter.com/gUV4ou5FkD

— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 23, 2021

Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç nicola orlando dhunohet nikolla rashiç nicola orlando

Sondazh

Poll