Aktualitet

Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i urgjencës, Manastirliu: Jemi në një moment pune intensive

23 Shkurt 2021, 09:33 Nga DOSJA
Vaksinohet Skënder Brataj dhe ekipi i urgjencës, Manastirliu: Jemi

TIRANË– Në qëndrën e vaksinimin në stadiumin ‘Air Albania’ sot u vaksinua mjeku i njohur Skënder Brataj dhe ekipi i urgjencës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e stafeve mjekësore ditën e sotme, aty ku parë dhe vaksinimin e mjekut Brataj.

Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.


Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.

Ndërsa mjeku Brataj bëri të ditur se do të presin dhe 21 ditë për të marrë dozën e dytë.

Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.

Në Shqipëri vijon vaksinimi i të moshuarve në azile dhe i atyre që janë mbi 80-vjeç. Krahas tyre vijon ende vaksinimi i bluzave të bardha. Ndërkohë ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinim skender brataj vaksinohet skender brataj ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinim skender brataj vaksinohet skender brataj

Sondazh

Poll