Aktualitet

Mësues të infektuar me Covid në Patos, mësimi zhvendoset online, e prekur nga virusi dhe drejtoresha

23 Shkurt 2021, 09:05 Nga DOSJA
Mësues të infektuar me Covid në Patos, mësimi zhvendoset

PATOS– Mësuesit në shkollën“Meleq Gosnishti” në Patos kanë rezultuar pozitiv me Covid, ndaj shkolla është mbyllur. Si pasojë mesimi do të vijojë online.

Kjo për shkak se rezultuan pozitiv me Covid-19, 8 mësues brenda një dite, çka ka detyruar zyrën e arsimit të marr masa për vazhdimin e mësimit online për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9.

Pozitive me Covid ka rezultuar dhe drejtoresha e shkollës. Mësimi për nxënësit e ciklit të dytë do të vazhdoj on-line për dy jave, për të pritur më pas edhe vendimarrjen që do të merret. Nga ana e bashkisë së Patosit janë marrë masat për dezinfektimin e mjediseve, ndërkohë që në radhët e prindërve shqetësimi është shumë i madh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne patos mbyllet shkolla ne patos covid ne patos mbyllet shkolla ne patos

Sondazh

Poll