Aktualitet

Ekzekutimi i Armando Beqirit, policia ka në dorë pamjet nga momenti i vrasjes së shqiptarit! Të shoqëruarit në polici mund

23 Shkurt 2021, 09:09 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Armando Beqirit, policia ka në dorë pamjet nga momenti i

ISLANDË– Policia në Islandë ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e ekzekutimit të shqiptarit, Armando Beqiri. Është një grup prej njëzet personash të cilët po punojnë për të zgjidhur këtë çështje.

Dv.is‘ shkruan se në polici janë shoqëruar tre persona, mirëpo afati i qëndrimit të tyre në paraburgim skadon ditën e nesërme ndërkohë që policia po synon që të zgjasë afatin e qëndrimit të tyre.

Në total janë nëntë persona të arrestuar për shkak të çështjes ndërkohë që mësohet se ata janë marrë në pyetje ditët e fundit.

Policia ka sekuestruar kompjutera ashtu edhe telefonat e personave te dyshuar. Sipas Margeir Sveinsson, shefi i policisë i cili po udhëheq hetimin, puna për rishikimin e këtyre të dhënave kërkon shumë kohë, mirëpo nga ana tjetër po hetohen dhe udhëtimet që kanë kryer së fundmi personat që janë shoqëruar.

Policia ka zbuluar se çfarë lloj arme është përdorur në vrasje, por nuk është konfirmuar që arma e vrasjes është sekuestruar. Përveç sendeve të lidhura me kompjuterin, të përmendura më lart, policia ka sekuestruar armë dhe makina pas kontrolleve të bëra në shtëpi.

Policia beson se ata e kanë vrasësin në paraburgim, por personi i cili ka qenë i dyshuari kryesor mohon fajësinë.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri armando beqiri

Sondazh

Poll