Aktualitet

Koni propozon një short, për vaksinimin e qytetarëve mbi 80 vjeç, Brataj: Unë do vaksinoja personelin mjekësor të parin

23 Shkurt 2021, 07:49 Nga DOSJA
Koni propozon një short, për vaksinimin e qytetarëve mbi 80

TIRANË– Mjeku Artan Koni ka propozuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ që të bëhet përzgjedhja me short për vaksinimin e qytetarëve. Mirëpo mendimi i tij ka rënë në kundërshtim me atë të mjekut Skënder Brataj dhe gazetarit Andi Bushati.

Brataj mendon se të parët që duhen vaksinuar janë personeli mjekësor ndërsa Bushati u shpreh se askush nuk do mund ta bëjë tani, duke iu përgjigjur mesazhit që moderatores, Eni Vasilit i erdhi në studio.

BISEDA:

Koni: Vaksina dita ditës do të vijë. Të shohim sa do vijë dhe deri në ca kohe. Nga ana mejkësore në castin që kemi pak vaksina, të isha unë do të kisha bërë një short, sic e ka bërë Gjermania.

Brataj: Ndërsa unë do të veja personelin mjekësor të parin.

Koni: Shorti nuk ka asgjë të keqe, sot me bie mua, nesër ty. Po nuk ka patologji, nuk e vendos dot Andi këtë.

Brata: Ka patologji dhe moshë.

Eni Vasili: Më shkruan një vajzë, kur do e bëjë mamaja ime vaksinën.

Bushati: Nuk do e bëjë mamaja e asaj, nuk e bën dot, ruaj mamanë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni artan koni

Sondazh

Poll