Aktualitet

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje e trafik droge, arrestohet 30-vjeçari nga Fushë Kruja, bashkë me të edhe dy

23 Shkurt 2021, 08:48 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje e trafik droge,

DURRËS– Një 30-vjeçar me inicialet G. Ç., banues në Fushë Krujë, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në njoftimin e policisë thuhet se është arrestuar edhe një 38-vjeçar me inicialet  K. SH., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në Derven, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

Ndërsa një 57-vjeçar me inicialet H. M., banues në Durrës, është vënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Njoftimi i policisë Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Ç., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: K. SH., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në Derven, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur. H. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne durres durres fushë-krujë arrestohen tre persona ne durres durres fushë-krujë

Sondazh

Poll