Aktualitet

Kokainë dhe hashash drejt Italisë, shkatërrohen dy grupe kriminale në Milano, të arrestuar edhe në Shqipëri

23 Shkurt 2021, 08:15 Nga DOSJA
Kokainë dhe hashash drejt Italisë, shkatërrohen dy grupe

ITALI– Dy grupe kriminale me anëtarë shqiptarë e italianë që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italiasë janë shkatërruar mëngjesin e sotëm, duke vënë në pranga 33 persona. MilanoToday shkruan se mëngjesin e sotëm është ekzekutuar një megaoperacion për shkatërrimin e dy grupeve kriminale me aktivitet në trafikun e drogë.

Grupet kriminale përbëheshin nga shqiptarë e italianë, të cilët trafikonin kokainë, hashash e marijuanë nga Shqipëria në Lombardi e në rajone të tjera italiane. Në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operavtive policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese dhe kanë kryer rrestime me urdhër të Prokurorisë së Milanos.

Dy prej anëtarëve të këtyre grupave janë arrestuar në Shqipëri. Një prej tyre, është Rosman Sulo, banues në Fier. Mësohet se Sulo është arrestuar në Fier, ndërsa për shqiptarin tjetër ende nuk dihet asgjë për vendin se ku është prangosur apo për identitetin e tij.

Në kuadër të provave materiale u sekuestruan 3 kompani, 2 godina, 3 motora të llojit scooter, 9 automjete e 2 motoçikleta. Hetimet e Seksionit Anti-Drogë të Skuadrës Mobile të Milanos u koordinuan nga Shërbimi Operacional Qendror dhe DCSA. Gjithashtu në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet shqiptare si bashkëpunëtor.

Operacioni “Miracolo2” vjen pas “Miracolo1”, gjatë të cilit u vu në pranga Santo Tuçi, i dënuar me 46 vite burg për vrasje, pjesë një rrjeti të trafikut të drogës që e eksportonin me ngarkesat me ananas. Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkaterrohen dy grupe kriminale ne itali shqiperi itali shkaterrohen dy grupe kriminale ne itali shqiperi

Sondazh

Poll