Aktualitet

Mbajti hapur lokalin pas orës 20:00, gjobitet pronari i biznesit në Durrës

23 Shkurt 2021, 07:54 Nga DOSJA
Mbajti hapur lokalin pas orës 20:00, gjobitet pronari i biznesit në

DURRËS– Një pronar i një subjekti është gjobitur me 1 milionë lekë të reja, pasi është konstatuar teksa mbante hapur lokalin e tij, edhe pas orës 20:00, orë kur mbyllet gjithë Shqipëria.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, i gjobitur është personi me inicialet Xh. T., pronari i një lokali në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë

U konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari i biznesit ne durres me 1 mln leke policia e durresit gjobitet pronari i biznesit ne durres me 1 mln leke policia e durresit

Sondazh

Poll