Bota

Ambasadori britanik reagon pas dhunimi të djalit të diplomatit serb Rashiq: Janë veprime të papranueshme, të gjenden shpejt

22 Shkurt 2021, 19:14 Nga DOSJA
Ambasadori britanik reagon pas dhunimi të djalit të diplomatit serb

KOSOVË-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas dhunës që ka ndodhur ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiç.

Me anë të një postimi në Facebook, Abbott ka  kërkuar nga Policia që të gjejë sa më shpejt fajtorët dhe ka thënë se aktet të tilla janë të papranueshme.

“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është i neveritshëm çfarëdo qoftë motivi. Kjo lloj dhune, fizik apo verbal, është e papranueshëm kundër kujtdo, por është veçanërisht më shokues që i ka ndodhur një personi të ri. Kërkoj nga Policia e Kosovës që të hetojnë incidentin shpejt dhe të gjejë ata që kanë iniciuar dhe kanë marrë pjesë në incident”, ka thënë ai.

Postimi i plotë: 

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiç është rrahur sot para shkollës ku ai zhvillonte mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Deri më tani në polici janë shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri është i mitur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhunohet nikolla rashiç dhunumi i rashiç nikolla rashiç rraja e nikolla rashiç dhunohet nikolla rashiç dhunumi i rashiç nikolla rashiç rraja e nikolla rashiç

Sondazh

Poll