Bota

VIDEO/ Menduan se ishte i vdekur,por ai i sulmon, oficerët e policisë në Spanjë zbulojnë një emigrant në një thes të mb

22 Shkurt 2021, 15:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Menduan se ishte i vdekur,por ai i sulmon, oficerët e policisë

SPANJË-Oficerët e policisë në Spanjë, kanë gjetur brenda një thesi me lëndë helmuese një burrë me origjinë marokiene.

Sipas DailyMail, oficeri i Gardës Civile dalloi këmbën e burrit brenda një thesi dhe mendoi se ai kishte vdekur, duke qenë se brenda kishte lëndë helmuese.  Por shumë shpejt zbuluan se ai ishte gjallë pasi i sulmoi. Burri mund të shihet teksa ngre grushtin e tij kundër oficerit.

Video e plotë: 

Garda Civile e Spanjës ka thënë se burri është dërguar në spital dhe se nëse nuk do të ishte gjetur, brenda disa orësh do të kishte vdekur. Thesi në të cilin po fshihej përmbante një lëndë, me grimca të imëta të prodhuara nga djegia e qymyrit në stacionet e energjisë. Hiri po eksportohej në Spanjën kontinentale, ku zakonisht përdoret në riparime betoni, çimentoje dhe rrugësh.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marokieni i fshehur te theset e lendeve helmuese spanje marokieni i fshehur te theset e lendeve helmuese spanje

Sondazh

Poll