Bota

Kosovë/ Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kërkon rinumërim votash për 500 vendvotime, Elezi: Nuk përkon vota e kandidatit

22 Shkurt 2021, 10:47 Nga DOSJA
Kosovë/ Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kërkon rinumërim

KOSOVË-Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) ka rekomanduar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërojë 500 vendvotime.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor. QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit”,– ka thënë ai.

Elezi bëri të ditur edhe disa nga arsyet se pse po kërkohet rinumërimi i këtyre vendvotimeve, sipas tij në disa qendra vendvotimi votat e kandidatëve janë më të larta se të subljektit politik.

KQZ javën e kaluar ka marrë vendim për rinumërimin e 12 vendvotimeve: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).

Më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kqz kerkon rinumerim valmir elezi zgjedhjet ne kosove kqz kerkon rinumerim valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll