Aktualitet

Pezullohet Vettingu në polici, socialistët kërkojnë që fokusi i KJV të jetë tek SHÇBA (DRAFTI)

22 Shkurt 2021, 11:02 Nga DOSJA

TIRANE– Socialistët kërkojnë pezullimin e procesit të Vettingut në Polici deri në konfirmimin në detyrë të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ky projektligj i kërkuar nga 4 deputetë të PS dhe 1 i opozitës parlamentare, ka në fokus që Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të fokusohet tek verifikimi i oficerëve të SHÇBA, si struktura kryesore që më pas do të kryejë Vettingun për efektivët e Policisë së Shtetit.

Në ndryshimet e propozuara, ky fokus do të jepte edhe kohën e nevojshme për tu parë më tej procesi dhe të propozoheshin një sërë problematikash nga partnerët ndërkombëtarë.

Vettingu në Polici ka nisur që më dhjetor të vitit 2019 dhe deri më tani ka verifikuar 32 subjekte. Vonesa në verifikim u diskutua disa ditë më parë edhe te Komisioni i Sigurisë që kërkuan që procesi të shpejtohej.

Por ku qëndron ngërçi?

Aktualisht, në ligjin ekzistues, ka një vakuum ligjor që nuk përcakton qartë kohën kur SHÇBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policisë, ndërsa Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vazhdon të ketë në tagër për të filtruar drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe strukturën e SHÇBA.

Që prej fillimit të procesit, akuza të shumta kanë përfshirë KJV por edhe mënyrën sesi po realizohet Vettingu në Polici. Rrëzimi i Arben Frashërit dhe kalimi i Artan Shkëmbit janë cilësuar si dy rastet me standarte të dyfishta të Komisionit. Po ashtu, edhe presidenti Ilir Meta teksa ka kthyer pas ligjin në Kuvend, theksonte se ky proces do të vendosë në presion politik punonjësit e Policisë së Shtetit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shçba vettingu ne polici shçba vettingu ne polici

Sondazh

Poll