Bota

Covid në Angli, në 8 mars hapen shkollat në 29 do të lejohen tubimet në natyrë

22 Shkurt 2021, 10:17 Nga DOSJA
Covid në Angli, në 8 mars hapen shkollat në 29 do të lejohen

ANGLI- Hapja e Anglisë nga izolimi do të fillojë në 8 mars me rihapjen e shkollave. Dailymail shkruan se në 8 mars do të hapen edhe bar-kafet, ndërkohë që të hapja tjetër e vendit do të jetë në 29 mars, ku do të lejohen tubimet në natyrë me 6 persona apo me dy familje.

Ndërsa në këtë datë gjithashtu do të hapen fushat e tenisit, golfit si dhe do të kthehet futbolli normalisht në stadium. Dyqanet jo thelbësore dhe parukeritë do të qëndrojnë mbyllur deri në mes të prillit. Në maj do të hapen restorantet dhe diskot, ndërsa jetës normale Anglia do t’i rikthehet në muajin korrik.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 4,115,509 persona me Covid, ndërsa 120,580 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne angli hapja e vendit covid ne angli hapja e vendit

Sondazh

Poll