Bota

Gati 8 mijë vota të diasporës janë të pavlefshme, reagon VV-ja, Kryeziu: Proçesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohe

22 Shkurt 2021, 10:16 Nga DOSJA
Gati 8 mijë vota të diasporës janë të pavlefshme,

KOSOVË– Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar për numrin e madh të votave të pavlefshme nga diaspora, ku sipas organizatës GERMIN deri tani janë afro tetë mijë vota të pavlefshme.

Kryeziu thotë se numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga diaspora është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet menjëherë.

“E drejta për të votuar është e drejtë dhe njësi themeltare e demokracisë, për çka shteti demokratik dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi që të gjejnë mënyrat më të përshtatshme për të garantuar ushtrimin e saj. Procesi i votimit duhet gjithmonë të jetë i lehtë dhe inkurajues”,– ka thënë Kryeziu.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Kryeziu pohon se nga 200 mijë votues të regjistruar në diasporë, një numër i vogël i votave pranohen si të vlefshme.

“Nëse nga rreth 200 mijë të regjistruar për votim nga jashtë dhe qindra euro pagesa për shërbim postar, një numër shumëfish më i vogël i tyre mbërrijnë në Kosovë me kohë, e shumëfish më i vogël numërohen si vota të vlefshme atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndërhyrja duhet të jetë e këtillë”,- thekson ai.

Në fund të shkrimit, Kryeziu thotë se sapo të formohen institucionet, Lëvizja VetëVendosje do të ndryshojë ligjin për zgjedhjet për diasporën.

Ndryshe, organizata GERMIN ka bërë të ditur se KQZ deri tani ka refuzuar 7 mijë e 670 fletëvotime nga diaspora.

Numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga mërgata është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë…

Pubblicato da Perparim Kryeziu su Lunedì 22 febbraio 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora përparim kryeziu zgjedhjet ne kosove përparim kryeziu zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll