Bota

Kosovë/ Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

22 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
Kosovë/ Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e shpejtë

KOSOVË– Në një thirrje të përbashkët, dy shtetet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur, ambasadori gjerman, Jorn Rohde përmes një postimi në Twitter.

“Gjermania dhe Franca uron qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, – ka shkruar ambasadori Rohde.

 

?? Germany and ?? France congratulate the citizens of ??#Kosovo, @albinkurti @LVetevendosje and @VjosaOsmaniMP on the election results. We call for a swift formation of the government and election of the President, once the results are finalised. @FranceauKosovo

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 22, 2021

Ai më tej ka theksuar se Gjermania dhe Franca, do të mbështesin vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve”,- u shpreh Rohde.

Rohde shtoi se do të mbështesin një agjendë ambicioze të reformave duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën më 14 Shkurt në Kosovë, pas shpalljes së paligjshme të qeverisë Hoti. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019. Lëvizja VetëVendosje ka fituar me rezultata të thellë e përfaqësuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fitorja e vetevendosjes jorn rohde zgjedhjet ne kosove fitorja e vetevendosjes jorn rohde zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 08:44

Apple me emoji të rinj, me në fokus vaksinimin

Apple do të prezantojë rreth 200 emoji të rinj për iPhone dhe iPad me në fokus fushatën e vaksinimit. Ansa shkruan se në update-in e iOS dhe iPadOS 14.5 do të k...