Bota

Historiani serb, Milan Protiç: Vuçiç nuk do ta njohë kurrë Kosovën

22 Shkurt 2021, 09:34 Nga DOSJA
Historiani serb, Milan Protiç: Vuçiç nuk do ta njohë

SERBI- Historiani serb Milan Protiç deklaroi mbrëmë se mendimi i tij është se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Protiq në një intervistë për TV Nova S, theksoi gjithashtu se patriarku i ri nuk ka pozicion të ndryshëm për çështjen e Kosovës nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe deri më tani.

“Unë nuk kam përshtypjen se pozicioni i tij është i ndryshëm nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe. Pasi nuk mendoj se kjo qeveri do të bëjë ndonjë lëvizje të vendosur mbi atë çështje”,– shtoi ai.

Historiani serb vlerësoi se ata që mendojnë se qeveria në Serbi do të nënshkruajë një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë me Kosovën janë të gabuar. Sipas tij kjo gjë është e parealizueshme në një të ardhme të afërt.

“Mendoj se është një supozim i gabuar, nuk mendoj se do të ndodhë. Dhe se kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë atë”,- përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2021, 08:44

Apple me emoji të rinj, me në fokus vaksinimin

Apple do të prezantojë rreth 200 emoji të rinj për iPhone dhe iPad me në fokus fushatën e vaksinimit. Ansa shkruan se në update-in e iOS dhe iPadOS 14.5 do të k...