Politike

Qefalia shkeli hapur rregullat, Çuçi: Askush nuk tolerohet, ndëshkimi mbetet në dorën e organeve ligjzbatuese

22 Shkurt 2021, 11:09 Nga DOSJA
Qefalia shkeli hapur rregullat, Çuçi: Askush nuk tolerohet,

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i cili shkeli hapur rregullat e pandëmisë. Në një deklaratë për mediat, teksa fliste për kartat e identitetit, Çuçi u pyet për Qefalian dhe tha se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

I pyetur nëse do të ndëshkohet deputeti për këtë shkelje, ministri tha se kjo gjë është në dorën e organeve ligjzbatuese

“Ato janë çështje të organeve ligjzbatuese, porosia është e qartë. Askush nuk do të tolerohet për mos respektimin e rregullave të vendosura për tu zbatuar gjatë pandemisë. Pa diskutim që është zbatimi i çdo protokolli. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjitha partive politike që kanë hyrë në ethet e zgjedhjeve që t’i zatojnë,”– tha Çuçi.

Qefalia publikoi vetë disa foto ku shihej që ishte mbledhur me anëtarë të Partisë Socialiste, pa respektuar rregullat e pandemisë, duke mos ruajtur distancën sociale dhe duke mos mbajtur maskat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi xhemal qefalia shkel masat anti-covid bledi çuçi xhemal qefalia shkel masat anti-covid

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 10:16

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga fjala e saj në Ku...