Politike

Gazment Bardhi nxjerr videon e Edi Ramës për vaksinat: Bën propagandë me jetën e shqiptarëve, duhet të largohet

22 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
Gazment Bardhi nxjerr videon e Edi Ramës për vaksinat: Bën

TIRANË– Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherazi drejtues politik i PD në Elbasan, ka publikuar një video në rrjetet sociale, e bazuar në artikullin e para dy ditëve të Dosja.al, në lidhje me deklaratat se kur do të mbërrijnë në Shqipëri dozat e radhës së vaksinave. Bardhi thotë se ndryshe nga ç’premtoi, në vendin tonë kanë ardhur vetëm 9.165 doza.

POSTIMI I PLOTË I GAZ BARDHIT:


Kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës
Ndryshe nga sa kishte premtuar, në Shqipëri kanë ardhur vetëm 9.165 doza

Teksa Rama bën propagandë me një grusht vaksinash, pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Shifrat e të infektuarve dhe e jetëve të humbura janë rritur në mënyrë dramatike.

Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike.

Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet!

#ShqipëriaFITON.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi vaksinimi ne shqiperi gazment bardhi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 10:16

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga fjala e saj në Ku...