Ralf Gjoni paralajmëron: Do ketë vrasje mafioze politike! Sulmon ambasadorin britanik: Shoku i Lulit dhe i Monës del lart e p
TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni ka paralajmëruar një vrasje politike mafioze. Nga foltorja e Kuvendit, Gjoni tha se Shqipëria do të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Gjoni sulmoi edhe ish-ambasadorin Duncan Norman, të cilin e quajti mik të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Pa i përmendur emër, Gjoni tha se ai del e flet për Integrimin në Bashkimin Europina kur vetë kanë dalë nga BE-ja.
Pjesë nga fjala e Gjonit
Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.
Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.
Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kjo është pritshmëria e strukturave botërore që merren me sigurinë në Rajon. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Basha: Do të ndalohen për një vit gjobat për bizneset, reformim total i sistemit të inspektimit, offshoret do të jenë të
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin ePD-së për biznesin dhe anti-korrupsionin. Basha në fjalën e tij ...
Rama përgënjeshtron Spahon: Shqipëria ka Zot, banori që nxorrët dje është trajtuar me bonus qiraje, do të marrë banesë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar denoncimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili shkoi dje në banesën e Petraq Dhes...
FACTCHECK/ Rama mohon të ketë folur për vaksinim selektiv: E bënë mediat zallamahi! (POR JA ÇFARË KA DEKLARUAR VETË)
TIRANE- Një tjetër panoramë është shfaqur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me vaksinimin e personaliteteve. Kryeministri sot ka mohuar që të ketë deklaruar s...
Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Rama do të jetë sultan, Basha do të kryesojë i vetmi, shpall armiq të gjithë bashkë
TIRANË– Deputetja Rudna Hajdari ka akuzuar maxhorancën dhe Partinë Demokratike se kanë shkatërruar Shqipërinë duke mos i hapur asaj dyert drejt Bashk...
“Të shtyhet afati i kartave të identitetit”/ Rama: Bën sens, do e diskutojmë
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka pranuar propozimin e opozitës për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit. I pyetur nga gazetarët, Rama tha s...
Nuk ndalet! Rama: Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të të gjithëve, ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokë
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjigjen e presidentit për takimet...
Kuvendi/ Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer! Rudina, Gjoni dhe Murrizi shpërthejnë keq: Do ketë vrasje mafio
TIRANË– Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot pritet që të vijnën ë Shqipëri 8190 doza vaksinash nga kontrata që kanë me Pfizer...
‘Takohesh skutave në Selenicë natën’/ Presidenti publikon fotot, reagon ASHPËR: Me gënjeshtra të orkestruara nga kryeo
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë në profilin e tij të ‘Facebook’ artikullin e mediave pranë qeverise, gazeta Tema, e cila shkruan se preside...
Hidhet poshtë vendimi i Komisionit, zbulohet kandidati i parë i Partisë Demokratike në Gjirokastër
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD, pasi ka zgjedhur të...