Politike

22 Shkurt 2021, 10:16 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Nga fjala e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Spirapali tha se Kryemadhi po fut në lista bijtë e prokurorëve të larguar nga drejtësia, referuar Ada Demirit, vajzës së Skënder Demirit.

Spiropali akuzoi edhe Opozitën teksa shton se ato që i kanë bërë ata Shqipërisë që e kanë quajtur të inkriminuar, nuk do ta bënin as shovinistët. 

“Dihet që Bashkimi Europian ka problemet e veta dhe kjo gjë nuk është ndonjë sekret. Për të mos folur më pas për luftën ndaj institucioneve. Në këto tre vite kemi bërë përpjekje të organizuara, jo sporadike. Nëse do vijojmë më tej për gjuhën dhe fyerjet. Edhe shovinistët serb nuk do ia kishin bërë Shqipërisë atë që i kanë bërë këta, e kanë quajtur vend të kriminalizuar. Nëse vazhdojmë pastaj me atë që kemi bërë ne… Po këta që takohen periferive të Tiranës e skutave, vajza e bij prokurorësh të përjashtuar nga drejtësia. Po pse mo s’paska të rinj Shqipëria që shkoni e merrni bijtë e atyre të shkarkuarve. Por ky është një mesazh…për tu thënë që ne jemi me ju, do t’ju mbrojmë,”- tha Spiropali. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 22 shkurt 2021 elisa spiropali seance plenare 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll