Politike

“Kërcënime në administratë”/ Bardhi paralajmëron Policinë: PD po ju monitoron. Nuk trembemi!

22 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
“Kërcënime në administratë”/ Bardhi

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka denoncuar nga Elbasani se Policia dhe institucionet e drejtësisë po bëhen vegël e Taulant Ballës.

Vetëm dy ditë pas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi që denoncoi publikisht prokurorin e Elbasanit, Bardhi, në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se Partia Demokratike po mbledh të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.


Bardhi shtoi se PD-ja po e monitoron policinë dhe se është tërësisht i angazhuar, që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që të zhvillohen zgjedhje të ndershme në të gjithë Shqipërinë.

“Nuk ka dhe ky është mesazh i drejtpërdrejtë nuk ka asnjë program, që mendohet se nuk përgjohet që mund të fshehë përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë zgjedhore apo në bashkëpunim me krimin e organizuara. Për fat të keq ky është një fenomen i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ne presim që SPAK të zbatojë ligjin dhe të çojë para drejtësisë këdo. Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve vendore në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë. Kam një apel për policinë e shtetit dhe institucionet e drejtësisë. Nuk mundet policia e shtetit dhe institucionet e drejtësisë të bëhen vegël e politikës dhe kam parasysh këtu vegël e Taulant Ballës. Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar.

Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit. Unë jam tërësisht i angazhuar, që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që të zhvillohen zgjedhje të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Asnjë kundërshtar politik, që përsërit çdo katër vite të njëjtat gënjeshtra, të motivon të ndjekësh model të kundërt nga ajo që Taulant Balla u ka ofruar banorëve të Elbasanit. Këto bashki vijojnë që të jenë në të njëjtën gjendje siç kanë qenë edhe para 8 viteve. Sikundër të dhënat zyrtare, janë larguar 78 mijë qytetarët të qarkut të Elbasanit. Bilanc më të trishtë që ka pasur qarku i Elbasanit, të detyrojë të rinjtë të integrojnë. Jam i bindur që çdo qytetar do të votojë në 25 prill për ndryshimin. Unë nuk jam partizan i shifrave numrin e deputetëve do të përcaktojë vota e qytetarëve të Elbasanit,”- tha Bardhi.

Vetëm tre ditë më parë, ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se Prokurori i Elbasanit po intimidon kandidatët e LSI-së në emër të Taulant Ballës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardhi denoncon policine e elbasanit gazmend bardhi bardhi denoncon policine e elbasanit gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2021, 10:16

TIRANË– Ministrja Elisa Spirapali ka shënjestruar drejtpërdrejt kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Nga fjala e saj në Ku...