Politike

Rama përgënjeshtron Spahon: Shqipëria ka Zot, banori që nxorrët dje është trajtuar me bonus qiraje, do të marrë banesë

22 Shkurt 2021, 09:29 Nga DOSJA
Rama përgënjeshtron Spahon: Shqipëria ka Zot, banori që

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar denoncimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili shkoi dje në banesën e Petraq Dhespollarit në Korçë dhe akuzoi qeverinë se nuk e ka ndihmuar pas dëmtimeve nga tërmeti. Në një video-montim në ERTV, qeveria pretendon se qytetari në fjalë është trajtuar me bonus qiraje pa afat, megjithëse banesa e dëmtuar nga tërmeti nuk ishte e tyre, por e zaptuar pasi pronari real ishte në emigracion. Krahason videos Rama shkruan se Shqipëria ka Zot.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama; Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot Popullin, Shqipëria ka Zot!

Edi Rama: Por si qëndron e vërteta pas shfaqjes së radhës me aktor kryesor ish-deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho. Banori që po takon Spaho quhet Petraq Dhespollari. Ndonëse ai shtëpinë që po i tregojnë zotit Spaho, shtëpinë që po i tregojnë zotit Spaho, nuk e kishin të tyren por e kishin zpatuar pas largimit të pronarit të ligjshëm, për këtë çift është gjetur një alternativë e re e jetes nga autoritetet shtetëore. Fatket tregojnë se zoti Spaho gënjen kur thotë se çifti vijon të jetojë në rrënoja duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019 ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës po paguhet nga bashkia Kolonjë.

Përmes këtij vendimi, Këshilli i bashkisë Kolonjë tregon që ka miratuar bonusin e qirasë në masën 100% për disa familje të cilave u është dëmtuar banesa, mes tyre edhe çifti Dhespollari. Sikurse tregon kjo faturë, familja Dhespollari ka marrë dhe do të marrë bonusin e qirasë, pa afat, deri në momentin që do të mund të pëfitojnë një banesë përmes politikave sociale, pasi ata vetë nuk zotërojnë asnjë të tillë.

 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond spaho petraq dhespollari edi rama edmond spaho petraq dhespollari

Sondazh

Poll