Politike

Kuvendi/ Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer! Rudina, Gjoni dhe Murrizi shpërthejnë keq: Do ketë vrasje mafio

22 Shkurt 2021, 08:38 Nga DOSJA
Kuvendi/ Manastirliu: Sot do të vijnë 8190 doza nga Pfizer! Rudina,

TIRANË– Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot pritet që të vijnën ë Shqipëri 8190 doza vaksinash nga kontrata që kanë me Pfizer. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Manastirliu tha se janë dhe 400 të moshuar mbi 80 vjeç më të mbrojtur për shkak të vaksinimit.

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta gjatë dotës së sotme. E para ihte deputetja Rudina Hajdari ajo që akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se nuk duan ta çojnë vendin drejt Bashkimit Europian. Hajdari tha se Rama e sheh veten si sultan në një model qeverisjeje turke, ndërsa Badha me një model rus.

Pas saj, deputeti Ralf Gjoni paralajmëroi një vrasje mafioze politike kur tha se Shqipëria do të kthehet në Siçilinë e viteve ’70. Pas Gjonit ishte Murrizi ai që mori fjalën dhe foli për procesin e vaksinimit në vend. Murrizi tha se asnjëri prej politikanëve në Shqipëri nuk kanë parime për të mos marrë vaksinën ruse dhe kineze, ndërsa shtoi se po t’i kontrollosh natën, atyre u gjen të gjithëve fotografitën e Stalinit.

Ministrja Elisa Spiropali akuzoi sot Opozitën, e cila sipas saj i ka bërë vendin atë që nuk do e bënin as shovinistët, duke e quajtur të inkriminuar. Spiropali shënjestroi Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim kur tha se Monika Kryemadhi po fut në lista bij prokurorësh të përzënë nga drejtësia (Bëhet fjalë për Ada Demirin, vajza e Skënder Demirit).

Dosja.al ju sjell më poshtë edhe pikat e rendit të ditës, që janë diskutuar dhe miratuar ditën e sotme.

Kuvendi ka rrëzuar dekretin për prokurorimin publik. Ndërkohë është miratuar dhe zgjatja e afatit të Komisionit të Dick Marty me tre muaj. Anëtarët e rinj të bordit të RTSH po ashtu janë mirtuar gjatë seancës së sotme. Ndërkohë po ashtu është miratuar projektligji për pajisjen me karta identiteti pa afat skadimi për ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç. Nga kjo marrëveshje mund të përfitojnë 150 mijë të moshuar që u ka skaduar apo janë në prag të skadimit të dokumentit të identifikimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali myslym murrizi ogerta manastirliu ralf gjoni rudian hajdari seance plenare 22 shkurt 2021 elisa spiropali myslym murrizi ogerta manastirliu ralf gjoni rudian hajdari seance plenare 22 shkurt 2021

Sondazh

Poll