Politike

Akuzat e Berishës ndaj Thaçit, reagon zv.Kryeministri: Kam pasur konsiderata, por po ndjell përçarje

7 Maj 2019, 15:34 Nga DOSJA
Akuzat e Berishës ndaj Thaçit, reagon zv.Kryeministri: Kam pasur

KOSOVË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zv.kryeministër, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Presidentit Hashim Thaçi, se po mban flamurin e Serbisë së madhe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj shprehet se ka patur konsideratë të lartë për Berishën, por sipas tij, pikëpamjet e kohëve të fundit kanë frymë përçarëse dhe janë akuza të padrejta.

“Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën”, – shkruan Enver Hoxhaj në rrjetet sociale.

Sipas tij Berisha po përpiqet që debatin ditor të politikës në Shqipëri po përpiqet ta zhvendosë edhe në Kosovë.

“Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero. Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar”, – shprehet Hoxhaj.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një lumë akuzash ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e quajtur si argat të Serbisë dhe mbajtës i flamurit të Serbisë së madhe. Sipas Berishës projekti për coptimin e Kosovës, i hartuar nga Millosheviç, Koshtulica etj., u tentua të jetësohej nga Hashim Thaçi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berisha akuza thaçit enver hoxhaj enver hoxhaj i përgjigjet berishës hashim thaci sali berisha berisha akuza thaçit enver hoxhaj enver hoxhaj i përgjigjet berishës hashim thaci sali berisha

Sondazh

Poll