Politike

Rikthimi i vizave, holandezi në Tiranë: Do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë në Holandë

7 Maj 2019, 11:40 Nga DOSJA
Rikthimi i vizave, holandezi në Tiranë: Do diskutohet gjatë

TIRANË- Deputeti i Parlamentit të Holandës, Anne Mulder, i cili është njëherësh dhe reporter për Ballkanin Perëndimor gjatë vizitës së tij në Tiranë ka deklaruar se pjesë e axhendës së diskutimeve në Tiranë është integrimi në Bashkimin Europian dhe përmbushja e reformave në Shqipëri.

Gjatë deklaratës për mediat deputeti holandez foli edhe për çështjen e rikthimit të vizave, ndërsa shtoi se kjo pjesë do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.

“Objektivi i vizitës është procesi integrimit europian dhe axhendën e reformave. Këtu për të vijuar dialogun duke pasur parasysh vendimmarrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive. Jemi informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimin e vizave ka pasur impakt, por kjo çështje nuk është diskutuar. Kjo çështje do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë  në parlamentin hollandez. Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim”-tha ai.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni holandes deputeti i parlamentit të holandës holandezet ne tirane rikthimi i vizave delegacioni holandes deputeti i parlamentit të holandës holandezet ne tirane rikthimi i vizave

Sondazh

Poll