Politike

Shoqërimi i protestuesve të Astirit, Bardhi- Drejtorit të policisë Tiranë: Kriminel! Luftën ndaj qytetarëve do e marrësh

7 Maj 2019, 13:53 Nga DOSJA
Shoqërimi i protestuesve të Astirit, Bardhi- Drejtorit të

TIRANË- Pas shoqërimeve në polici të disa prej protestuesve të Astirit, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. (Lexo këtu)

Sipas Bardhit, Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës, por tenton të intimidojëë qytetarët, ndërsa ka fabrikuar prova dhe fakte për të mbajtur në burg 4 qytetarë dhe ish-deputetin Balliu.

“Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici. I bëj thirrje të drejtpërdrejt Ministrit të Brendshëm. Mos guxo të provokosh popullin opozita. Përgjegjësia do të jetë mbi Ministrin e Brendshëm sepse ne nga ky momentin nuk e njohim më institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel, që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve”, – tha Bardhi.

Më tej ai paralajmëroi drejtorin e Policisë së Tiranës, duke thënë: “Të jetë i sigurt që luftën që i ka shpallur qytetarëve do ta marrë mbrapsht”.

Bardhi tha në mbyllje të fjalës së tij para medieve se, “Nga ky moment, opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të Policisë së Shtetit. Nuk njohim Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardhi akuza ndaj drejtorit te policise tirane drejtori i policise tirane gazment bardhi shoqërimi i protestuesve të astirit bardhi akuza ndaj drejtorit te policise tirane drejtori i policise tirane gazment bardhi shoqërimi i protestuesve të astirit

Sondazh

Poll