Politike

KQZ regjistron koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ për zgjedhjet lokale

7 Maj 2019, 09:47 Nga DOSJA
KQZ regjistron koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në koalicionin e parë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. 

Partia Socialiste në këtë koalicion do të jetë me 23 parti të tjera dhe ka qenë ajo që ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në KQZ. Koalicioni i PS me aleataët e saj u nënshkrua pak ditë më parë në selinë e PS-së, nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla me krerët e partive të tjera. Partitë e majta do të jenë nën siglën “Aleanca për Shqipërinë Europiane.”

Në deklaratën zyrtare pas nënshkrimit të koalicionit, shkruhej se aleatët i kërkonin kryeministri Edi Rama, garancinë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë që një koailicion tjetër është firmosur pak ditë më parë, ku PD dhe aleatët janë bërë bashkë, por kërkojnë kushte për të hyrë në zgjedhje. Po ashtu në zgjedhje janë regjistruar dhe disa parti të tjera të cilat do të garojnë të vetme. Zgjedhjet lokale pritet që të zhvillohen në 30 qershor dhe deri tani opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca për shqipërinë europiane ashe koalicioni i ps zgjedhjet lokale 2019 zgjedhjet pa opoziten aleanca për shqipërinë europiane ashe koalicioni i ps zgjedhjet lokale 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll