Politike

Merr fund ‘vuajtja’ e Kujtim Gjuzit, KQZ i jep mandatin bashkë me dy kandidatë të tjerë

7 Maj 2019, 10:14 Nga DOSJA
Merr fund ‘vuajtja’ e Kujtim Gjuzit, KQZ i jep mandatin bashkë

TIRANE- Marrin fund vuajtjet e kandidatit të ardhur nga listat e PD. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzit, pas disa javëve që ka qëndruar në pritje.

Bashkë me Gjuzin, mandatin e kanë marrë sot edhe dy kandidatët e tjerë, 70-vjeçari Koçi Tahiri dhe Indrit Hoxha.

Kujtim Gjuzi, të cilit tashmë i mbetet vetëm të betohet në Kuvend, është pjesë e debatit publik për gatishmërinë e tij për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

Ai pati edhe një debat me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj pasi kryetari i Partisë Konservatore kërkonte shpejtimin e procedurave që ai të merrte mandatin.

Duke qenë se ai është kreu i Partisë Konservatore Albania pak javë më parë publikoi edhe listën me kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites indrit hoxha koci tahiri kqz kujtim gjuzi djegia e mandateve te opozites indrit hoxha koci tahiri kqz kujtim gjuzi

Sondazh

Poll