Politike

MEGA-operacioni me 61 të arrestuar, Lleshaj: Një betejë tjetër e fituar, lufta ndaj krimit vazhdon

7 Maj 2019, 09:33 Nga DOSJA
MEGA-operacioni me 61 të arrestuar, Lleshaj: Një betejë

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me anë të një statusi në Twitter ka përshëndetur mega-operacionin “Brezi i Gjelbër”. (Lexo këtu)

Në statusin e tij, Lleshaj shkruan se kjo është një betejë tjetër e fituar ndaj krimit, ndërkohë që lufta kundër tij ende vijon.

Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende,”-shkruan Lleshaj.

Në operacionin “Brezi i Gjelbër” 61 shqiptarë dhe të huaj janë arrestuar nga policia shqiptare dhe ajo greke pas 10 muajsh hetime. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbët. Dje janë lëshuar në Shqipëri 26 urdhër-arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar, 4 persona janë në burg, 6 janë në kërkim ndërsa 2 të tjerëve në masë “detyrim paraqitje”, Këtyre të fundit u është ndaluar dalja jashtë vendit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lleshaj per operacionin brezi i gjelber operacioni brezi i gjelbër sander lleshaj lleshaj per operacionin brezi i gjelber operacioni brezi i gjelbër sander lleshaj

Sondazh

Poll