Bota

Vaksina e AstraZeneca në Itali, kompania zotohet: Brenda tri mujorit të parë do të shpërndajmë 4.2 milionë doza

21 Shkurt 2021, 10:57 Nga DOSJA
Vaksina e AstraZeneca në Itali, kompania zotohet: Brenda tri mujorit

ITALI– Kompania AstraZeneca thotë se po punon për të përmbushur angazhimin për të shpërndarë 4.2 milion doza në Itali në tremujorin e parë të vitit 2021, me synimin për të tejkaluar 5 milion në të dytin.

“Me dorëzimin e tretë i cili u zhvillua dje, ne jemi të kënaqur që kemi dorëzuar tashmë më shumë se 1 milion doza. Tre dërgesa të tjera janë planifikuar për javët e ardhshme për 1 milion doza shtesë dhe dërgesat e mëtejshme për të arritur më vonë këtë muaj. gjithsej pritet për tremujorin e parë “,- tha AstraZeneca.

Sipa La Republica, gjatë ditës së premte u bë edhe dorëzimi i tretë, me rreth 1 milion doza të vaksinës Covid, dhe 1 milion doza të tjera pritet të dorëzohen gjatë javëve të ardhshme.

Italia ka pësuar një rritje të ndjeshme të infektimeve. Vetëm ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi mbi 14 mijë raste me Covid dhe  251 viktima në 24 orë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca vaksinimi ne itali astrazeneca vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll