Izraeli rihap ekonominë pasi gati gjysma e popullsisë ka marrë vaksinën, njerëzit do mund të lëvizin kudo me pasaportën
21 Shkurt 2021, 10:33Nga DOSJA
IZRAEL– Izraeli rihapi pjesë të mëdha të ekonomisë së tij sot, me qeverinë që thotë se lëvizja u mundësua nga një proces vaksinimi ndaj Covid-19 që ka arritur pothuajse gjysmën e popullsisë.
Ndërsa dyqanet tani janë të hapura për të gjithë, izraelitët duhet të mbajnë një pasaportë vaksine nëse duan të vizitojnë palestra, hotele dhe teatro. Sipas DailyMail, pasaporta u lëshohet atyre që kanë patur të dyja dozat e vaksinës Pfizer më shumë se një javë para ose janë shëruar nga Covid-19 me imunitet të supozuar.
Ata do të kenë statusin e tyre “Green Pass” të shfaqur në një aplikacion të Ministrisë së Shëndetësisë që ata duhet të paraqesin në vende të caktuara. Mbajtja e maskës dhe distancimi shoqëror janë ende në fuqi në vend, ndërsa sinagogave, xhamive dhe kishave u kërkohet të përgjysmojnë fluksin.
Masa vjen pasi ministria e shëndetit e Izraelit tha se rreziku i sëmundjes nga Covid-19 ra me 95.8 përqind midis njerëzve që morën të dy dozat e vaksinës Pfizer.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Qeveria në ardhje që pritet të drejtohet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka të pamundur shmangien e dialogut ndërmjet Koso...
KOSOVË- Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do ...
SERBI– Një dërgesë prej 150,000 vaksinash COVID-19 të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit mbërritën në aeroportin e Beogradit të Dielën, duk...
SHBA– Ish stafi i hotelit Trump International në Uashington DC kanë treguar të gjitha sekretet e ngrënies së ish-Presidentit të SHBA dhe gruas së tij Mela...
GJERMANI– Një ankesë u paraqit dje në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) kundër qeverisë gjermane. Komisioni akuzoi shtetin e tij anëtar për dështimi...
AZI– Të paktën dy persona ngelën të vrarë në Mianmar ditën e djeshme, dërsa forcat e sigurisë përdorën fishekë luftarakë, plumba gome, gaz lotësjellës, uj...
EVROPË- Europa ka nevojë për vaksinime më të shpejta dhe më shumë stimuj ekonomikë. Proteksionizmi i vaksinave nuk është përgjigjja.Gjendja në Bashkimin Eu...
SHBA– Autoritetet janë ende duke punuar për të përcaktuar identitetin e atyre që sulmuan Kapitolin më 6 janar, shumë prej të cilëve me sa duket ishin të m...