Bota

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, marrin dozën e parë 764 punonjës të spitaleve

21 Shkurt 2021, 11:04 Nga DOSJA
Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, marrin dozën e parë 764

MAQEDONIA E VERIUT– Që nga fillimi i vaksinimit më 17 shkurt kundër koronavirusit deri sot në Maqedoni janë vaksinuar 764 punonjës shëndetësorë.

Sipas TetovaSot, imunizimi i punonjësve shëndetësorë po kryhet me vaksinën Pfizer dhe bëhet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Aty janë vendosur gjashtë vende për vaksinim dhe punohet me dy turne nga ora 8 në mëngjes deri në ora 20.

Vaksinimi nisi më 17 shkurt, ndërsa në fund të këtij muaji pritet të arrijnë edhe vaksinat tjera që krahas punonjësve shëndetësorë do të jepen te popullata më e moshuar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne maqedonine e veriut vaksinimi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll