Politike

Hoqi dorë nga politika, Malaj tregon për “konfliktin” me PS: Ja ç’kërkova

7 Maj 2019, 03:01 Nga DOSJA
Hoqi dorë nga politika, Malaj tregon për “konfliktin” me

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin A-Show në News 24 si i larguar nga skena politike, ka komentuar konfliktin e tij me Partinë Socialiste  e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në emision, ish-ministri u shpreh se gjatë karrierës së tij politike nuk është servilosur asnjëherë. Malaj tha se në vend të servilosjes ka kërkuar rritje të demokracisë brenda PS-së.


“Pas 2009 problemet në PS filluan të shtoheshin. Në asnjë sfidë politike nuk janë orientuar nga mbijetesa.

Nuk jam servilosur kurrë për të qenë kandidat potencial. PS duhet të demokratizohej para se të vinte në pushtet. Kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS. Kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak.

Nuk prisja të më mëshironte dikush, kam programet e mia. Kam bërë një fushatë pozitive, do kthehem në politikë. Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Të masësh suksesin e financave, më e thjeshta. Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit.Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ‘qeverisjes me kompjuter’. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin”- u shpreh Malaj.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj partia socialiste arben malaj partia socialiste

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2019, 18:35

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.Ai tha se ndonëse nga kj...