Politike

Komisionerja Johansson me Çuçin në Kakavijë, përshëndet trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare

20 Shkurt 2021, 16:25 Nga DOSJA
Komisionerja Johansson me Çuçin në Kakavijë,

KAKAVIJË– Komisionerja për Punët e Brendshme e KE-së, Ylva Johansson përshëndeti trupat e përbashkëta të FRONTEX dhe Policisë Kufitare që operojnë në Kakavijë.

Ajo shkoi atje pasditen e sotme me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe shprehu mirënjohje për progresin e arritur në vend në luftën kundër trafikimit të njerëzve armëve apo drogës.

“Doja të falënderoja Shqipërinë për arritjet që ka bërë dhe ka plotësuar kushtet për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare në BE. Jam e kënaqur që jam në kufi. Shqipëria është vendi i parë që ka nisur marrëdhënien e FRONTEX, ky është një hap i rëndësishëm. Dëgjova se si ata jo vetëm që punojnë së bashku por edhe kanë bashkëpunuar për të menaxhuar migracionin dhe përpjekjen për të ndaluar trafikimet jo vetëm njerëz por edhe armë e drogë se siç e dimë lufta kundër krimit është fenomen ndërkombëtar e duhet të punojmë së bashku. Është bërë progres në këtë drejtim,”- tha Johansson.

Më herët, komisionerja takoi Presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama dhe kryenegociatorin Zef Mazi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi ylva johansson ne shqiperi bledi çuçi ylva johansson ne shqiperi

Sondazh

Poll